Wednesday, 6 May 2015

llotaria amerikane



Në këtë shkrim do të përpiqemi tju sqarojmë të ilustruar me fotografi, se si mund të kontrolloni nëse jeni fitues duke përdorur letrën që keni printuar ditën e aplikimit.

Theksojmë se:
Rezultatet e llotarisë së vizave Amerikane, për aplikimet e kryera në muajin Tetor 2014, do të shpallen në datën 5 Maj ora 12:00 orë lokale, ose ora 18:00 me të Shqipërisë. KONTROLLOHET NËSE JENI FITUES VETËM NË INTERNET ME KODIN PERSONAL në faqen zyrtare https://www.dvlottery.state.gov/ESC/ nga data 5 Maj 2015 deri më 30 Shtator 2016. Ju këshillojmë të preferoni të kontrolloni mbas datës 6 Maj, sepse ditët e para sistemi zakonisht është shumë i ngarkuar.


Në letrën e konfirmimit që keni duket "Confirmation Number", Mbiemri dhe Emri juaj dhe Viti i Lindjes.

Mbasi të keni printuar adresën elektronike të vendrrjetit  https://www.dvlottery.state.gov/ESC/  do të hapet faqja e parë. Kujdes duhet të përdorni vetëm programin Internet Explorer 7 e sipër. Me browsera të tjerë nuk do të punojë.

 

Këtu do të klikoni "Continue" dhe do të kaloni në faqen tjetër ku do të plotësoni Kodin e konfirmimit që keni në letrën e konfirmimit, Mbiemrin dhe Vitin e Lindjes, do të shkruani në fushën e tekstit djathtas kodin e sigurisë që duket në Ikonën përbri (majtas).

 


Nëse keni humbur kodin, klikoni "Forgot Confirmation Number" dhe në faqen që do të hapet do të plotësoni të dhënat personale dhe Email-in e deklaruar ditën e aplikimit.





Mbasi të keni klikuar kodin, do të klikoni "Submit" për të kaluar në faqen përfundimtare ku duket nëse jeni fitues ose jo.


Kjo faqe del kur je fitues. Në faqe duket Emri dhe mbiemri, një BarKod dhe adresa juaj më posht duket numri i fituesit i formës 2016EU0000131XX.




Kjo faqe del nëse nuk jeni fitues! 

Nuk mërzitemi, llotari është dhe jeta vazhdon, mund ta provoni përsëri shancin këtë vit!




Nëse e keni të vështirë ta bëni vetë kontrollin, zyra jonë si gjithmonë do ju ndodhet pranë klientëve të saj.
Ne do të botojmë në këtë faqe në facebook listën e fituesve tanë dhe do e aktualizojmë çdo ditë deri sa të kontrollojmë të gjitha aplikimet tona.
Paraqituni personalisht në zyrën tonë ose na dërgoni e-mail dhe ne do të kontrollojmë nëse jeni fitues  pa asnjë kosto (falas).
Ju lutemi paraprakisht të mbyllni takim!

Ju kujtojmë se: Departamenti i Shtetit Amerikan nuk boton lista të fituesve, dhe se fituesit NUK do të lajmërohen, me postë dhe as me e-mail, nga Departamenti i Shtetit (kujdes nga e-mail-e me qëllime mashtrimi, Departamenti Shtetit nuk dërgon e-mail nëse keni fituar).Për klientët e zyrës tonë:· Ne do kontrollojmë të gjithë aplikuesit tanë nga data 5 deri në datën 15 Maj dhe do ju njoftojmë (me e-mail ose telefonë) vetëm nëse jeni fitues.· Ju kujtojmë se ofrojmë asistencë edhe për plotësimin e dokumentacionit të fazës së dytë. · Ju lutemi të na njoftoni nëse ndryshoni numrin e telefonit ose adresën e e-mail-it.

Ju urojmë Suksese të gjithë miqve të kësaj faqeje dhe në mënyrë të veçantë klientëve të zyrës sonë!





No comments:

Post a Comment